Rreth OSHP




Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr. 2877 të datës: 31 korrik 2008.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), zyrtarisht ka filluar të punoj me datën: 01.08.2008. OSHP-ë selinë e vet e ka në rrugën Garibaldi, në Prishtinë.

OSHP-ë përmes Paneleve të veta Shqyrtues, të cilat i cakton Kryetari i OSHP-së, është përgjegjëse për zbatimin e proceduarve për shqyrtimin e prokurimit sipas Pjesës IX të LPP-së nr. 04/042, si dhe ka autoritet dhe përgjegjësi ligjore për këtë Pjesë të Ligjit.

OSHP-ë në bazë të një ankesë të parashtruar me shkrim nga një Operator Ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga AK-së , është autorizuar që ta shqyrtoj kryerjen e aktiviteti përkatës të prokurimit si dhe pretendimet ankimore të parashtruara në ankesë, si dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendosjes së asnjë lëndë, objekt i të cilët është shqyrtimi ankesa dhe aktiviteti i prokurimit për të cilin është parashtrua ankesa.

Naslov Datum Veza
18/08/2022 Veza

18/08/2022