galerija

LANSIMI I WEBFAQES DHE DATABAZËS SË VENDIMEVE TË OSHP

Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Sot, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka lansuar webfaqen dhe databazën e re të të vendimeve. Qëllimi i krijimit të kësaj databaze të re për OSHP-në është rritja e efikasitetit në kërkim të të dhënave rreth vendimeve të OSHP-së për të gjitha palët, duke rritur kështu transparencën dhe efikasitetin e punës së institucionit. Databaza është arritje mjaft e rëndësishme për OSHP-në, pasi lejon ruajtjen e të gjitha dhënave të institucionit në format të lexueshëm digjital. Qëllimi i krijimit të databazës është mundësimi i një baze të të dhënave ku do të futen të gjitha shkresat në formë digjitale në mënyrë që të lehtësohet kërkimi i të dhënave për të gjitha palët që u interesojnë vendimet e OSHP-së në shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik, por edhe vete OSHP-se ne avancimin e konsistencës se vendimeve. Databaza ju lejon palëve të treta qe shume lehet të gjejnë dhe te krahasojnë vendimet e ngjashme me ankesat e tyre, dhe kështu do te rritet bazën e informimit jo vetëm për operatorët ekonomik, por për çdo palë tjetër që dëshiron të informohet për mbarëvajtjen e proceseve ankimore në prokurimin publik në Kosovë. Kjo webfaqe dhe databaze është zhvilluar me ndihmën e projektit USAID-TEAM, si pjesë e aktiviteteve të këtij donatorit që synon rritjen e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve publike, sidomos në proceset e prokurimit publik. Blerim Dina, Kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka shtuar se lansimi i databazës shënon një hap thelbësor në rritjen e efikasistetit të ndarjes së dhënave të punës së OSHP-së me të gjitha palët e interesuara. “Pas lansimit të transmetimit të drejtpërdrejtë (live) të seancave të shqyrtimit të ankesave dhe vendimeve pasuese, lansimi i databazës së vendimeve shënon hapin e ardhshëm dhe shume të rëndësishëm në transparencën e plotë të OSHP-së në punën tone. Besoj se këto dy veprime do të qartësojnë për këdo objektivitetin dhe transparencën në punën e tonë. Shpresoj se me këtë reformë do te rritet informimi lidhur me punën e OSHP-se nga opinioni i gjere e ne veçanti për mediat dhe shoqërinë civile te cilat do te kenë mundësinë qe ne mënyrë me reale te paraqesin punën e OSHP-se. Ne mbesim te përkushtuar qe punën tone si organ i pavarur ta kryejmë me transparencë dhe objektivitet te plote duke vepruar komfor me ligjit e prokurimit publik” ka cekur Z. Dina. OSHP është oragn i pavarur i Republikës së Kosovës që është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave ne prokurimit publik. OSHP vepron në bazë të ankesave nga operatorët ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar, është autorizuar që ta shqyrtoj realizimin e aktivitetit të prokurimit, si dhe ankesat e lidhur me këtë proces. Te gjitha vendimet dhe urdhërat e OSHP-së mund të shqyrtohen nga Gjykata Supreme e Kosovës, përmes kërkesë padisë, sipas procedurës së konfliktit administrativ. Për më shumë informata, kontakto Erëlehta Popaj, zëdhënëse e OSHP, nëpërmjet emailit në Erelehta.Popaj@rks-gov.net, ose nëpërmjet telefonit në +381 38 213 378

Foto nga takimi me përfaqësues të USAID-Team

Foto nga takimi me përfaqësues të USAID-Team

Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik

Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik

Foto nga takimi me përfaqësues të USAID

Foto nga takimi i Kryetarës së OSHP-së me përfaqësues të USAID

Foto nga takimi i Bordit së OSHP-së me përfaqësues të Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë

Foto nga takimi i Bordit së OSHP-së me përfaqësues të Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë

Takim i bordit me perfaqesuesit e Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë për Fuqizimin e Prokurimit Publik në Kosovë

Takim i bordit me perfaqesuesit e Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë për Fuqizimin e Prokurimit Publik në Kosovë

OSHP-ja ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me projektin e USAID-it

OSHP-ja ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me projektin e USAID-it

Kryetarja e Bordit të OSHP-së takon përfaqësuesit e UNDP-së

Kryetarja e Bordit të OSHP-së takon përfaqësuesit e UNDP-së

Foto nga trajnimi i mbajtur me datën 23.02.2023 me stafin e OSHP-së, Ekspertët Shqyrtues dhe Teknik Ekspertët e jashtëm të prokurimit publik, lidhur me sistemin për menaxhimin dhe shqyrtimin e ankesave (SML) - E-Ankesa

Foto nga trajnimi i mbajtur me datën 23.02.2023 me stafin e OSHP-së, Ekspertët Shqyrtues dhe Teknik Ekspertët e jashtëm të prokurimit publik, lidhur me sistemin për menaxhimin dhe shqyrtimin e ankesave (SML) - E-Ankesa

Kryetarja e Bordit të OSHP-së takon përfaqësuesit e projektit të BE-së për Menaxhimin e Financave Publike

Prishtinë, 13 mars 2023 Kryetarja e OSHP-së, Vjosa Gradinaj-Mexhuani, dhe Anëtari i Bordit, Agon Ramadani, priti në takim përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian (ZBE) në Kosovë Edon Kalludra, Menaxher Projekti, dhe përfaqësuesit nga Projekti “Përkrahja e BE-së për reformat e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë” që zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga GIZ në Kosovë, Dr Borislav Petkov, Lider i Ekipit të Projektit, Teja Kolar, Zyrtare e Lartë për Prokurim Publik, dhe Arsim Mulaku, Drejtor i Projektit. Takimi kishte qëllim informativ, me ç’rast znj. Gradinaj-Mexhuani i njoftoi mysafirët me prioritetet e OSHP-së dhe zhvillimet në përgjithësi. Po ashtu, u diskutuan fushat në të cilat projekti mund të mbështes fuqizimin e mëtejmë te OSHP – krahas asistencës teknike që aktualisht është duke ofruar për hartimin e një rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës. OSHP shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional me ZBE më Kosovë si dhe përfaqësuesit e projektit, dhe jemi shumë të kënaqur me mirëkuptimin e ndërsjellë dhe gatishmërinë për takimet, kohën dhe interesimin që ZBE dhe GIZ kanë treguar deri më tani.

Marrëveshja me Demokraci Plus (D+)

Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje me Demokraci Plus (D+) Me datën 3 Prill 2023, në ambientet e Organit Shqyrtues te Prokurimit (OSHP), u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis OSHP dhe organizatës Demokraci Plus (D+). Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Znj. Vjosa Gradinaj Mexhuani, Kryetare e OSHP-së, Z. Agon Ramadani, Anëtar i Bordit të OSHP-së, Znj. Kimete Gashi Anëtare e Bordit të OSHP-së, Z. Valmir Ismajli, Drejtor i D+ dhe Z. Dardan Gashi përfaqësues nga D+. Memorandumi ka në fokus bashkëpunimin dhe mbështetjen për fushat me interes të përbashkët ndërmjet dy palëve me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) me sektorin jo-qeveritar, përkatësisht organizatën Demokraci Plus (D+), në lehtësimin e monitorimit të punës së OSHP-së, ngritjen e transparencës dhe besimit në këtë institucion, palët pajtohen që të nënshkruajnë këtë memorandum, për të strukturuar bashkëpunimin në këto fusha: • Ofrimin e kushteve për monitoruesit e D+ në kuadër të takimeve dhe seancave të OSHP-së për të përcjellë seancat; • Ofrimin e qasjes në informata dhe dokumente zyrtare të OSHP-së me procedura të përshpejtuara dhe në përputhje me ligjin; • Rishikimin e dokumenteve dhe praktikave të punës së OSHP-së për të avancuar dhe strukturuar formën e organizimit të seancave dhe në organizimin e punës në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare; • Matjen e konsistencës së vendimeve të OSHP-së; • Matjen e transparencës së OSHP-së përmes raporteve të rregullta nga D+. Të dyja palët vlerësuan pozitivisht iniciativën e ndërmarrë dhe shprehën besimin për një bashkëpunim sa më të frytshëm në të ardhmen.

Kryetarja e Organit Shqyrtyes te Prokurimit, znj. Vjosa Gradinaj Mexhuani, pjesë e Tryezës së Rrumbullakët, në seminarin e organizuar nga Këshilli Kombëtar për Zgjidhjen e Ankesave në Republikën e Rumanisë

Kryetarja e Organit Shqyrtyes te Prokurimit, znj. Vjosa Gradinaj Mexhuani, pjesë e Tryezës së Rrumbullakët, në seminarin e organizuar nga Këshilli Kombëtar për Zgjidhjen e Ankesave në Republikën e Rumanisë Organi Shqyrtues i Prokurimit i Republikës së Kosovës, i cili është përfaqësuar nga Vjosa Gradinaj Mexhuani, Kryetare, Kimete Gashi, Anëtare, z. Vedat Poterqoi, Anëtar dhe z. Agon Ramadani, Anëtar, mori pjesë në seminarin e organizuar nga Këshilli Kombëtar për Zgjidhjen e Ankesave, i Republikës së Rumanisë, i cili është mbajtur në muajin prill, në Brasov, Rumani. Punimet e këtij seminari kanë përfshirë prezantimin lidhur me organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zgjidhjen e Ankesave të Republikës së Rumanisë dhe disa tema interesante lidhur me unifikimin e praktikës administrative dhe gjyqësore, në kontekstin e dhënies së kontratave publike, përfshirë kontratat sektoriale dhe ato të koncesioneve për punët dhe shërbimet publike. Po ashtu, Organi Shqyrtues i Prokurimit i Republikës së Rumanisë prezantoi pikëpamjet e tij/saj profesionale, lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, nga organet administrative kuazi-gjyqësore ashtu edhe nga gjykata, në sektorin e prokurimit publik. Krahas tjerash, diskutimet përfshinë dhe çështje të caktuara dhe specifike nga konteksti i legjislacionit dhe i përvojës së Komisionit të Prokurimit Publik të Republikës së Shqipërisë, si ajo lidhur me të drejtat e autoriteteve kontraktuese, për caktimin e kritereve të veçanta të kualifikimit apo vlerësimit të kapaciteteve të nën-kontraktorëve të propozuar. Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, të Republikës së Kosovës, Vjosa Gradinaj Mexhuani, shprehu mirënjohjen për ftesën e cila i është drejtuar këtij Institucioni nga ana e Këshillit Kombëtar për Zgjidhjen e Ankesave të Republikës së Rumanisë, duke theksuar mes tjerash se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Rumanisë karakterizohen si marrëdhënie historike dhe se asnjëherë nuk janë ndërprerë lidhjet kulturore, ekonomike dhe politike mes këtyre dy popujve.

Me datën 4 dhe 5 Maj Kryetarja e OSHP, Vjosa Gradinaj Mexhuani në Ankara: nënshkruhet marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Turqisë në rrjetin e Organeve Shqyrtuese të Prokurimit.

Me datën 4 dhe 5 Maj Kryetarja e OSHP, Vjosa Gradinaj Mexhuani në Ankara: nënshkruhet marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Turqisë në rrjetin e Organeve Shqyrtuese të Prokurimit. Në aktivitetin e organizuar për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në ambientet e institucionit të Autoritetit të Prokurimit Publik të Republikës së Turqisë, në Ankara, ishin të pranishëm, Kryetari i Autoritetit të Prokurimit Publik të Republikës së Turqisë z.Hamdi Güleç, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik të Republikës së Shqipërisë si dhe njëherësh dhe drejtues i rrjetit, z.Jonaid Myzyri, Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit të Kosovës, znj.Vjosa Gradinaj Mexhuani, Përfaqësuesi i SIGMA-OECD, z.Zoran Bražević dhe Eliza Niewiadomska, po ashtu përfaqësues të Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë si pjesmarrës online në takim. Kryetari i Autoritetit të Prokurimit Publik të Republikës së Turqisë, z.Hamdi Güleç, përgëzoi anëtarët e Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit të Evropës Juglindore, për këtë iniciativë me impakt të rëndësishëm në prokurimin publik, që si qëllim kryesor ka shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në lidhje me funksionimin e sistemeve të shqyrtimit të ankesave në fushën e prokurimit publik të vendeve anëtare, si dhe shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë anëtarëve të rrjetit, që me vota unanime vendosën që Turqia të ishte pjesë e rrjetit. Ndërkohë, Gradinaj në fjalën e sajë u shpreh, se ndihej e nderuar që ndodhej në Ankara, në cilësinë e Kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit të Republikës së Kosovës, për të nënshkruar anëtarësimin e Republikës së Turqisë. Gradinaj më tej gjatë fjalës së sajë tha se kontributi i Republikës së Turqisë ka qenë një vlerë e shtuar për sa i përket mësimit të praktikave të mira, por edhe sfidave që ndajnë sot të gjitha vendet.

Prishtinë, 29 gusht 2023 Kryetarja e OSHP-së, Vjosa Gradinaj Mexhuani, së fundmi priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it, Teja Kolar dhe Arsim Mulaku, së bashku me ekspertët e angazhuar nga GIZ, z. Hajdin Ramadani dhe z. Veton Kasapolli. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i ekspertëve të cilët do të ofrojnë mbështetje dhe aktiviteteve të cilat do të zhvillohen nga ekspertet si dhe mundësit për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Angazhimi i z. Ramadani do të jetë në procesin riorganizimit dhe ristrukturimit të organizimit të bindshëm dhe sistematizimit të vendeve të punës në OSHP, krahas rishikimit gjithëpërfshirës dhe përmirësimit të Rregullores së Punës të OSHP-së. Ndërsa, z. Kasapolli do të mbështesë hartimin e Rregullores për komunikim me publikun. Këto aktivitete do të zhvillohen në përputhje me afatin kohor të paracaktuar, me një objektiv përfundimi të vendosur në fund të shkurtit 2024. Në këtë takim u diskutua edhe sfidat me të cilat po përballet OSHP për shkak të mungesës së stafit dhe emërimit në pritje të dy anëtarëve të Bordit. Këta faktorë kanë ndikuar në shqyrtimin dhe zgjidhjen në kohë të ankesave të prokurimit. OSHP-ja është mirënjohëse dhe falënderon GIZ-in për bashkëpunimin dhe mbështetje të qëndrueshme dhe të rëndësishme në avancimin e proceseve dhe zhvillimit të OSHP-së duke ndihmuar në hartimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve te punës si dhe standardizimin e detyrave të punës të personelit të OSHP-së

Vazhdon përkrahja e GIZ për OSHP-në

OShP organizoi takimin e pare inicues për hartimin e Rregullores së re të punës

OShP organizoi takimin e pare inicues për hartimin e Rregullores së re të punës. Në takim u ftuan donatorët të cilët aktualisht e përkrahin OSHP-në në përmirësimin e praktikave të brendshme. Bordi i OSHP kërkoi nga donatorët përkrahjen e tyre në hartimin e rregullores së re të punës, me fokus të përmirësimeve në aspektin e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies. Takime të njejta OSHP do të organizojë edhe me organizatat e shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e OSHP-së, si dhe me Odat Ekonomike, në mënyrë që të marrim një këndvështrim dhe rekomandime edhe nga ana tyre, të cilat do të shërbejnë në rritjen e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies në punën e OShP.

Rregullorja për punën e Organit Shqyrtues të Prokurimit - në proces e sipër të hartimit -

Projekti tani më i njohur “Asistencë teknike për mbështetjen e zbatimit të reformave për menaxhimin e financave publike në Kosovë” i cili financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga GIZ, ka mbështetur Organin Shqyrtues të Prokurimit në organizimin e sesioneve me karakter pune dhe atë me datën 10 tetor, 11 nëntor dhe 11 dhjetor 2023, për të diskutuar lidhur me hartimin e Rregullores së Punës së këtij Organi. Pjesëmarrës në këto sesione, për të mbështetur procesin e hartimit të kësaj rregulloreje ishin Bordi i OSHP-së dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, përfshirë po ashtu Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, përfaqësues nga GIZ dhe nga shoqëria civile Demokracia Plus. Synimi kryesor i këtyre takimeve ishte nxitja e diskutime nga aspekte të ndryshme lidhur me përmbajtjen e versionit fillestar të kësaj Rregullore dhe inkorporomi i një serë çështjesh, të cilat janë determinuar nga praktika e deritanishme e këtij Institucioni, i cili në kuptim të dispozitave nga neni 98, 99, 105 të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, prezanton një nga Institucionet kryesore në sistemin e prokurimit publik, i pajisur me kompetenca të natyrës ekskluzive për të vendosur lidhur me të gjitha çështjet kontestuese, mes operatorëve ekonomik dhe Institucioneve të administratës publike (në nivelin qendror dhe lokal) kur ato veprojnë nga cilësia e autoritetit kontraktues. Në të vërtetë, Rregullorja në rastin konkret miratimi i së cilës i referohet mes tjerash nenit 106 të Ligjit të cituar, përbën njërin nga aktet më të rëndësishme nën-ligjore, në kontekstin e zbatimit të kompetencave ligjore dhe organizimin e punës së këtij Organi. Prandaj sesionet e organizuara, përbërja dhe diskutimet, konsiderohen nga ana e Bordit, tejet të mirëseardhura që nga pikëpamje të ndryshme të ofrohet kontributi profesional për sistemin e prokurimit publik, përderisa ngritja e këtyre kapaciteteve është po ashtu një nga detyrat e parapara dhe me Planin Kombëtar për Integrimin Evropian.

Takim për Rregulloren në Komunikim me Publikun për OShP

Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, zj. Vjosa Gradinaj - Mexhuani, zhvilloj një takim konstruktiv me z. Veton Kasapolli, i cili është i angazhuar për të hartuar Rregulloren për Komunikim me Publikun për Organin Shqyrtues të Prokurimit ( OShP), që zbatohet me përkrahje nga projekti “Asistencë Teknike për të mbështetur zbatimin e Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga GIZ International Services. Kryetarja Gradinaj-Mexhuani dhe Z. Kasaplli ndajnë anagzhimin e tyre për të përmirësuar transparencën dhe komunikimin me publikun përmes hartimit të kësaj rregulloreje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të reformave dhe përmirësimit të menaxhimit të financave publike në Kosovë.