detalji

04/04/2023

Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje me Demokraci Plus (D+) Me datën 3 Prill 2023, në ambientet e Organit Shqyrtues te Prokurimit (OSHP), u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis OSHP dhe organizatës Demokraci Plus (D+). Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Znj. Vjosa Gradinaj Mexhuani, Kryetare e OSHP-së, Z. Agon Ramadani, Anëtar i Bordit të OSHP-së, Znj. Kimete Gashi Anëtare e Bordit të OSHP-së, Z. Valmir Ismajli, Drejtor i D+ dhe Z. Dardan Gashi përfaqësues nga D+. Memorandumi ka në fokus bashkëpunimin dhe mbështetjen për fushat me interes të përbashkët ndërmjet dy palëve me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) me sektorin jo-qeveritar, përkatësisht organizatën Demokraci Plus (D+), në lehtësimin e monitorimit të punës së OSHP-së, ngritjen e transparencës dhe besimit në këtë institucion, palët pajtohen që të nënshkruajnë këtë memorandum, për të strukturuar bashkëpunimin në këto fusha: • Ofrimin e kushteve për monitoruesit e D+ në kuadër të takimeve dhe seancave të OSHP-së për të përcjellë seancat; • Ofrimin e qasjes në informata dhe dokumente zyrtare të OSHP-së me procedura të përshpejtuara dhe në përputhje me ligjin; • Rishikimin e dokumenteve dhe praktikave të punës së OSHP-së për të avancuar dhe strukturuar formën e organizimit të seancave dhe në organizimin e punës në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare; • Matjen e konsistencës së vendimeve të OSHP-së; • Matjen e transparencës së OSHP-së përmes raporteve të rregullta nga D+. Të dyja palët vlerësuan pozitivisht iniciativën e ndërmarrë dhe shprehën besimin për një bashkëpunim sa më të frytshëm në të ardhmen.