Prishtinë, 28 korrik 2022 – Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me projektin e USAID për Integritet Komunal (Municipal Integrity Activity), në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
OSHP, është pjesë e këtij përkushtimi të institucioneve qendrore dhe lokale dhe shoqërisë civile për të çuar më tej reformat në prokurimit publik. Gjatë ceremonisë, Ambasadori i SHBA-së z. Hovenier inkurajoi organizatat e shoqërisë civile dhe zyrtarët publik që të angazhohen dhe të vazhdojnë reformat e prokurimit publik në Kosovë.
Vjosa Gradinaj Mexhuani, Kryetare e Organit Shqyrtues të Prokurimit, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ka siguruar që OSHP në vazhdimësi do të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim në veprime me Projektin e USAID me qëllim që në fushën e prokurimit publik të ketë arritje si dhe ngritje të kapaciteteve dhe përgjegjësive para të gjitha palëve të interesit në prokurim publik dhe qytetarëve të Kosovës.