Roli i OSHP-se



                                 ROLI I OSHP-SË

     

 

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr. 2877 të datës: 31 korrik 2008.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), zyrtarisht ka filluar të punoj me datën: 01.08.2008.  OSHP-ë selinë e vet e ka në rrugën Garibaldi, në Prishtinë.

OSHP-ë përmes Paneleve të veta Shqyrtues, të cilat i cakton Kryetari i OSHP-së, është përgjegjëse për zbatimin e proceduarve për shqyrtimin e prokurimit sipas Pjesës IX të LPP-së  nr. 04/042, si dhe ka autoritet dhe përgjegjësi ligjore për këtë Pjesë të Ligjit.

OSHP-ë në bazë të një ankesë të parashtruar me shkrim  nga një Operator Ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të  publikuar nga AK-së , është autorizuar që ta shqyrtoj  kryerjen e aktiviteti përkatës të prokurimit si dhe pretendimet ankimore të parashtruara në ankesë, si  dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendosjes së asnjë lëndë, objekt i të cilët është shqyrtimi ankesa dhe   aktiviteti i prokurimit për të cilin është parashtrua ankesa.

Vendimet që merren nga OSHP-ë janë:

  • Vendimet mbi shqyrtimin e prokurimeve
  • Vendimet mbi masat ndëshkuese
  • Vendimet mbi ankesat e refuzuar ( të pakompletuara)
  • Vendime për Listën e Zezë
  • Vendime për gjobë

  Kundër vendimeve te OSHP-së  nuk është e lejuar ankesa, por pala   e pakënaqur me kërkesëpadi mund t’i drejtohet Gjykatës  Themelore-Departamentit për çështje Administrative në  afat prej 30 ditësh  nga data e pranimit të këtij vendimi.     

 Mirëpo dorëzim, dërgimi ose rezultati i kërkesë së OE për shqyrtim gjyqësor sipas nenit 119 të LPP-së, nuk do të ketë ndikim të mëtutjeshëm në zbatimin e prokurimit përkatës, me përjashtim të kompozimit të dëmit ekonomik të paditësit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë) për punën e vet i raporton një here në vit Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mbarëvajtjen e procedurave të shqyrtimit të prokurimit publik, në përputhje me Pjesën IX të LPP-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas Ligjit pas kërkesës me shkrim nga Kryetari i OSHP-së, mund të emëron një ose më shumë persona shtesë si anëtar të përkohshëm (ad-hoc) të Paneleve Shqyrtuese dhe atë vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me shtim të konsiderueshëm të rritjes së vëllimit të punëve-shtimit të numrit të lëndëve në PSH-së të OSHP-së.

OSHP-ë ka edhe administratën e shërbyesve civil që udhëhiqet nga kryesuesi i Sekretariatit të OSHP-së, konfom organogramit të OSHP-së të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së.

 

  Vjosa Gradinaj
Kryetare e OSHP-ës