Struktura Organizative



                   STRUKTURA ORGANIZATIVE

         

 

STRUKTURA ORGANIZATIVE

          Organi Shqyrtues i Prokurimit është organ i pavarur shqyrtues dhe ushtron autoritetin, kompetencat, funksionet dhe përgjegjësit e përcaktuara me Ligji Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,  I ndryshuar dhe plotësuar me Lagjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092

Struktura organizative e OSHP-se është si ne vijim:

  • Kryetari i OSHP-së
  • Anëtaret e OSHP-se
  • Kryesuesi i Sekretariatit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka edhe administratën e shërbyesve civil, konform organogramit të OSHP-së,  të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së.

  • Kryetari i OSHP-së përfaqëson, menaxhon dhe organizon punën e përditshme të OSHP-së në pajtim me nenin 102 të LPP-së. 

Kryetari përfaqëson, menaxhon dhe organizon punën e OSHP-së; dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e administrimit të përditshëm dhe veprimtarisë së OSHP-së.

 

 Kryetari është i autorizuar të caktojë një anëtar për të organizuar dhe drejtuar punën e OSHP në një fushë të veçantë.

 

Në rast se kryetari mungon për shkaqe shëndetësore apo per shkaqe te tjera, kompetencat e dhe funksionet  e tij ushtrohen nga anëtari me i vjetër i OSHP-se.

DETYRAT E PËRGJITHSHME TË PANELEVE SHQYRTUSE

Paneli  Shqyrtues ka  kompetencën, autoritetin, fuqinë dhe përgjegjësinë, nën kushtet e specifikuara në LPP-ë, që të:

  • T`i shqyrtojë ankesat e palëve të interesuara në lidhje me shkeljet e pretenduara të Ligjit Prokurimit Publik.
  • Të hedhë poshtë ankesën e dorëzuar si të pabazuar, apo si të atillë që nuk bie brenda kompetencave të OSHP-së.
  • Të vendosë për ankesat e drejtuara atij në pajtim me Ligjin.
  • Të ndërmarrë veprime të tjera të arsyeshme për të përcaktuar nëse ka ekzistuar shkelje e Ligjit dhe, nëse po, çfarë masash të merren.
  • Të nxjerrë urdhra të përkohshëm dhe përfundimtarë.
  • Të marrë vendime për shpenzimet procedurale.

EKSPERTI SHQYRTUES

Eksperti shqyrtues i cili caktohet sipas nenit 113 dhe 114 të LPP-së, bënë shqyrtimin e kryerjes së aktivitet të prokurimit përkatës si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë. 

Eksperti shqyrtues është i pa anshëm, profesional dhe ka njohuri lidhur me zbatimin e aktivitetit të prokurimit, si dhe njohuri për Ligjin e Prokurimit Publik.

Eksperti shqyrtues është i obliguar që ta pajisë Panelin Shqyrtues me një vlerësim me shkrim mbi aktivitetin e prokurimit dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.

EKSPERTËT TEKNIK DHE KËSHILLTARËT E PAVARUR

Paneli Shqyrtues mundë të kërkojë prezencën dhe dëshminë, gjatë një shqyrtimit të një Eksperti të Shqyrtimit i cili ka trajtuar rastin, pa marr parasysh nëse është anëtarë i Sekretariatit të OSHP-së apo Ekspert i jashtëm Teknik.  Kjo kërkesë do të bëhet nëse Paneli konsideron që i nevojitet një ekspertize e dhënë në çështje specifike teknike. Kjo mund të përfshij, por nuk është e kufizuar në  çështje të standardeve teknike, inxhinieri, financa, që përcakton sasinë e dëmeve.

Paneli Shqyrtues gjithashtu mund të kërkoj nga Kryetari i OSHP-së për emërimin e një këshilltari apo eksperti të pavarur shtesë në raste kur konsideron se kundër ekspertiza duhet të sigurohet kur është e nevojshme të sigurohet evidencë shtesë