Me dt : 03.10.2022 në ora 10:00 pranë zyrave të OSHP-së do të mbahet seanca për shqyrtim kryesor të ankesës 397-409/22.
Ftohen të marrin pjesë në seancë:
Përfaqësuesi i autorizuar i OE: “Pharma Leader L.L.C”
Përfaqësuesi i autorizuar i OE: “MEDITECH SHPK”
Përfaqësuesi i autorizuar i AK: “Ministria e Shëndetësisë”
Eksperti shqyrtues z. Agim Sheqiri
Ju përkujtojmë që përfaqësuesit e palëve (AK dhe OE) duhet të kenë me vete autorizimin për përfaqësim në seancë.
Palët e ftuara me ftesë të rregullte në rast të mospjesëmarrjes duhet me shkrim ta arsyetojnë mos praninë e tyre në seancë.