Përbërja e OSHP-së siç përcaktohet me ligjin me nr. 04/L-042 ka filluar funksionimin nga 23 qershor 2022 pas përzgjedhjes së Kryetares dhe anëtarëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Me këtë është përmbushur obligimi ligjor me përzgjedhjen e Kryetares së OSHP-së dhe katër (4) anëtarëve të bordit të OSHP-së.
Bordi i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës përbëhet prej:
Vjosa Gradinaj-Mexhuani - Kryetare e Organit Shqyrtues të Prokurimit
Zonja, Vjosa Gradinaj-Mexhuani, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” dhe ka përfunduar po ashtu edhe studimet posdiplomike në drejtimin civil, respektivisht në fushën e kontratave dhe të së drejtës komerciale. Kurse në vijim, ka përfunduar me sukses provimin e jurisprudencës dhe po ashtu provimin për noterë.
Gjatë karrierës së sajë deri më tani, Vjosa ka krijuar një biografi të mirë profesionale por dhe premtuese për ushtrimin e detyrave të besuara me dinjitet dhe përgjegjësi. Në fakt, karriera e sajë profesionale e filluar më parë në sektorin privat, nga pozita e sajë si drejtuese e zyrës ligjore e angazhuar lidhur me raportet e ndryshme kontraktuese, me përfaqësimet në sektorin e administratës publike dhe në sektorin gjyqësor lidhur me çështje të ndryshme kontestuese dhe jo kontestuese, e ka ngritur edukimin dhe kapacitetin e sajë profesional në nivelin e një eksperti me njohuri të mira të legjislacionit përfshirë dhe prokurimin publik.
Vjosa Gradinaj-Mexhuani, është emëruar nga Kuvendi i Kosovës me 23.06.2022 në pozitën e Kryetares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, pasi më parë ka kaluar me sukses procesin e regrutimit (para një paneli të pavarur, në përbërje prej tre gjyqtarëve) duke demonstruar një përkushtim të pathyeshëm karshi vëllimit të angazhimeve dhe duke promovuar një vizion të qartë për ngritjen e kapaciteteve profesionale të këtij Institucioni, për ti përmbushur detyrat e kërkuara karshi Planit Kombëtar për Integrimin Evropian.
Vjosa Gradinaj-Mexhuani, është e martuar, ka një fëmijë dhe jeton në Prishtinë.
Vedat Poterqoi - Anëtar i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit
Vedat Poterqoi u emërua Anëtar Bordi në Organin Shqyrtues të Prokurimit, më 23 qershor 2022.
Që nga viti 2010 e deri në emërimin e tij në Organin Shqyrtues të Prokurimit, anëtari I bordit z.Poterqoi puna e tij është e ndërlidhur me fushën e Prokurimit Publik duke filluar si zyrtar i lartë ligjor në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) të Republikës së Kosovës.
Gjatë viteve 2010 – 2019, në institucionin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik përveç pozitës si zyrtar i lartë ligjor është avansuar në pozita tjera në udhëheqje të divizioneve brenda këtij institucioni. Z. Poterqoi është pajisur me të gjitha çertifikimet në Prokurimit Publik, si dhe është i çertifikuar edhe si trajner I kësaj fushe dhe i angazhuar për trajnime në Institucionin e Kosovës për Administratë Publike. Po ashtu, është i përzgjedhur edhe nga Këshilli Gjyqësor I Kosovës si ekspert për prokurim publik.
Gjatë këtyre viteve z. Poterqoi, ka qenë i angazhuar edhe ekipet punues për hartimin dhe draftin e plotësim ndryshimit të Ligjit për Prokurim Publik dhe akteve tjera nënligjore për Prokurimin Publik, në hartimin e Strategjive Kundër Korrupsion, në hartimin e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike, mbikëqyrës i zbatimit të Strategjisë për Prokurim Publik, si dhe pikë ndërlidhëse me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2019 ka punuar në Organizatën Jo- Qeveritare Iniciativa për Progres “INPO”, si hulumtues i lartë në prokurim publik.
Nga viti 2020-2022, ka punuar në pozitën e këshilltarit për prokurim publik në projektin e USAID – TEAM (Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse).
Studimet universitare, anëtari I bordit z. Poterqoi, i ka përfunduar në vitin 2008 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe i kreu studimet pasuniversitare në drejtimin civil në vitin 2011.
Isa Hasani - Anëtar i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit