Detajet

16/01/2025

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), në bashkëpunim me projektin e USADI-it për Integritetin e Komunave në Kosovë (KMI) dhe kompaninë Komtel, ka mbajtur takimin fillestar për zhvillimin e Veglës së Analizës së Precedentëve. Kjo zgjidhje inovative digjitale ti t’i mundësoj OShP-së krahasimin e ankesave të reja të reja në prokurim publik me vendimet e mëparshme , duke synuar përmirësimin e konsistencës në procesin vendimmarrës. E projektuar për të mbështetur ekspertët e OShP-së, panelet shqyrtuese dhe stafin ligjor, vegla synon të lehtësoj procesin e shqyrtimit, të siguroj përputhshmëri me precedentët ekzistues dhe të forcoj transparencën në prokurimin publik. Kjo iniciativë shënon një hap të rëndësishëm përpara në modernizimin e kornizës vendimmarrëse të OShP-së. Në përpjekje për të siguruar një zhvillim të suksesshëm të kësaj vegle, Operati Komtel do të takohet me stafin e OShP-së në ditët në vijim për të marrë inputet dhe sugjerimet nga ana e tyre, të cilat do të jenë të domosdoshme për përmirësimin e mëtejshëm të funksionalitetit dhe efikasitetit të Veglës së Analizës së Precedentëve. Kjo fazë konsultative do të ndihmojë në adaptimin e veglës ndaj nevojave dhe kërkesave specifike të OShP-së dhe do të sigurojë që platforma të ofrojë një mbështetje të plotë dhe të qëndrueshme për proceset e vendimmarrjes në prokurimin publik.