Njoftim për seancë me dt 19.05.2026 në ora 11:00



Me dt : 19.05.2026 në ora 11:00 pranë zyrave të OSHP-së do të mbahet seanca për shqyrtim kryesor të ankesës 2026/0261.


Ftohen të marrin pjesë në seancë:

Përfaqësuesi i autorizuar i OE: “PM GROUP SH.P.K.

Përfaqësuesi i autorizuar i AK: “SPITALI SHEIKH ZAYED”.

Ekspertja shqyrtuese: Znj. Majlinda Bedrolli

Kërkesë nga paneli shqyrtues për AK-në është qe përveç Zyrtarit të Prokurimit, në seancë të marrë pjesë edhe ndonjë nga anëtarët e komisionit vlerësues të ofertave po ashtu në mënyrë obligative të sillen në seancë mostrat për pozicionet nr 3, 6, 16 dhe 23, të përmendura në pretendimin nr. 2 të raportit të ekspertizës nr. 2026/0261.

Ju përkujtojmë që përfaqësuesit e palëve (AK dhe OE) duhet të kenë me vete autorizimin për përfaqësim në seancë.

Palët e ftuara me ftesë të rregullte në rast të mospjesëmarrjes duhet me shkrim ta arsyetojnë mos praninë e tyre në seancë.

Titulli Data Linku
Njoftimet për Seancë 21/07/2022 Linku