Ligji PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, I ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, ofrohen udhezimet e nevojshme per palet e interesuar gjegjesisht operatoret ekonomik te ciIet deshirojne te parashtrojne ankesa prane OSHP-se .
Neni 108/A I LPP-së, siguron informata mbi afatin ligjore per parashtrimin e ankeses ,permbajtjen e ankeses, sigurimin e ankeses etj .
Zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve
- Çdo palë e interesuar e cila mendon se të drejtat e tij/saj, siç parashikohet me këtë ligj, janë shkelur nga vendimi i një autoriteti kontraktues gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit dhe i cili është dëmtuar apo rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar, mund të paraqesë një kërkesë për rishqyrtim pranë atij autoriteti kontraktues. Kërkesat për rishqyrtim mund të ndërlidhen me njoftimet për kontratë, dokumentet e tenderit, ose njoftimet dhe vendimet tjera siç përcaktohet në këtë ligj, gjatë kryerjes së aktivitetit përkatës të prokurimit.
- Dorëzimi i një kërkese për shqyrtim e obligon autoritetin përkatës kontraktues që automatikisht të pezulloj zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë shkelja e pretenduar.
- Kërkesa për shqyrtim duhet të dorëzohet tek autoriteti përkatës kontraktues, me postë ose me çdo mjet tjetër të komunikimit të lejuar me këtë ligj, brenda afateve të mëposhtme:
3.1 në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me njoftimin e kontratës ose me dokumentet e tenderit brenda pesë (5) ditëve para afatit të fundit për dorëzim të ofertave;
3.2 në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me vendimin për dhënie të një kontratë ose të një konkursi të projektimit, brenda afatit prej pesë (5) ditëve pas datës së njoftimit për dhënien e kontratës ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit që i është dërguar ankuesit.
3.3 në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me vendimin për anulimin e procedurës së prokurimit, brenda pesë (5) ditëve nga data kur aktiviteti I prokurimit është anuluar zyrtarisht përmes njoftimit për anulim.
- Aplikimet për rishqyrtim duhet të paraqiten me shkrim dhe duhet të përmbajnë të njëjtin informacion dhe dokumente të përcaktuara në nenin 111 paragrafi 1 të këtij ligji, me përjashtim të nën-paragrafit 1.9 dhe 1.10.
- Nëse aplikimi nuk përmban disa nga informacionet referuar në paragrafin 4 të këtij neni, autoriteti kontraktues do të kërkojë nga ankuesi që të plotësoj kërkesën e tij Brenda një periudhe jo më të gjatë se dy (2) ditë nga marrja e kërkesës. Nëse parashtruesi i ankesës nuk vepron sipas kërkesës së lartpërmendur, kërkesa për rishikim do të refuzohen si e paplotë.
- Autoriteti kontraktues do ta shqyrtojë kërkesën brenda tre (3) ditë pune nga data e dorëzimit të aplikimit ose, kur është e zbatueshme, nga data e marrjes së informative shtesë dhe dokumenteve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij neni. Afati i përmendur më lart, në raste specifike të justifikuara mund të zgjatet për jo më shumë se tre (3) ditë shtesë, dhe ankuesi do të informohet për këtë.
- Kundër vendimit të autoritetit kontraktues, ankuesi mund të paraqesë një ankesë pranë OSHP-së në pajtim me nenin 109.
- Autoriteti kontraktues do ta refuzojë një kërkesë për rishqyrtim kur:
8.1. kërkesa nuk dorëzohet brenda afateve kohore të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni;
8.2. ankesa nuk është paraqitur kundër një njoftimi ose vendimi siç referohet në paragrafin 1 të këtij neni;
8.3. ankesa nuk përputhet me kërkesat e përmendura në paragrafin 4 dhe 5 të këtij neni;
8.4. autoriteti kontraktues ka shqyrtuar vendimin e tij në kuptimin e asaj që kërkohet nga ankuesi.
- Refuzimi do të arsyetohet dhe do ti komunikohen me shkrim, në përputhje me këtë ligj, parashtruesit të ankesës dhe të gjitha palëve të interesuara, nëse ka ndonjë. Për më tepër autoriteti kontraktues mund të pengojë procedurën e mëtejshme, me pranimin e një njoftimi me shkrim nga ankuesi në lidhje me gatishmërinë e tij për të tërhequr kërkesën e paraqitur për shqyrtim.
- Autoriteti kontraktues mund, me anë të një vendimi:
10.1. të refuzojë kërkesën e propozuar për shqyrtim si të pabaza;
10.2. të miratojë një kërkesë për rishikim si të bazuar dhe të anulojë pjesërisht ose tërësisht vendimin e miratuar;
- Vendimet e parashikuara në këtë pjesë janë të detyrueshme për autoritetet kontraktuese dhe duhet të zbatohen menjëherë.
- Kundërshtimet dhe vendimet e miratuara në përputhje me paragrafët 8 dhe 10 të këtij neni, duhet të jenë të arsyetuara dhe ti komunikohen me shkrim, në përputhje me këtë ligj, parashtruesit të ankesës dhe të gjitha palëve të interesuara, nëse ka ndonjë.
- Pavarësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, miratimi i një refuzimi apo vendimi në përputhje me paragrafët 8 dhe 10 të këtij neni përfshin pezullimin e menjëhershëm të masave të miratuara sipas paragrafit 2 të këtij neni.
- Kundër refuzimeve të miratuara sipas nën-paragrafëve 1, 2 dhe 3 të paragrafit 8 dhe vendimeve të marra sipas nën-paragrafëve 1 dhe 2 të paragrafit 10 të këtij neni, ankuesi ose ndonjë palë e interesuar, nëse ka, mund të paraqesë, në çdo rast, një ankesë pranë OSHP-së në pajtim me nenin 109.
Arkivimi dhe Përmbajtja Thelbësore e Ankesës
- Çdo palë e interesuar mund të dorëzojë një ankesë në OSHP; sidoqoftë, OSHP do të marrë masa vetëm nëse ankesa e tillë:
1.1 përmban emrin, adresën dhe informatat kontaktuese të parashtruesit të ankesës;
1.2. përmban emrin e autoritetit përkatës kontraktues;
1.3. përmban një përshkrimin specifik të arsyeshëm të aktiviteteve përkatëse të prokurimit;
1.4. e ka të bashkangjitur një kopje të njoftimit për dhënien e kontratës ose të njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit, nëse diç e tillë është nxjerrë ose publikuar.
1.5. vërteton se parashtruesi i ankesës kualifikohet si “palë e interesuar” siç është përkufizuar kjo shprehje në nenin 4 të këtij ligji;
1.6. përshkruan rrethanat faktike që përbëjnë ose që ngrisin supozimin për shkeljen e këtij ligji;
1.7. specifikon dispozitën ose dispozitat e këtij ligji që supozohet të jenë shkelur; dhe;
1.8. përshkruajë mënyrën se si shkelja e supozuar i ka shkaktuar ose kërcënohet t’i shkaktojë dëme materiale parashtruesit të ankesës në raste kur ankuesi përfshin pretendimin për kompensim.
1.9. e ka të bashkangjitur një kopje të vendimit të miratuar nga autoriteti kontraktues gjatë kontekstit paraprak të zgjidhjes së mosmarrëveshjes në përputhje me nenin 108/A; dhe
1.10. siguron dëshminë e pagesës së tarifës së ankimit, të përmendur në nenin 118 të këtij ligji.
- Parashtruesi i ankesës, origjinalin e ankesës në fjalë, do të ia dërgojë OSHP-së dhe njëkohësisht do të ia dërgojë, në mënyrën e njëjtë, apo përmes postës së rregullt, një kopje edhe autoritetit kontraktues.
- OSHP, pas pranimit të ankesës, menjëherë do ta shqyrtojë atë për t’u siguruar që ajo i plotëson kushtet sipas paragrafit 1. të këtij neni OSHP duhet të përfundojë shqyrtimin e ankesës brenda një (1) dite pas pranimit të ankesës.
- Nëse OSHP konstaton se ankesa nuk i plotëson kushtet sipas paragrafit 1. të këtij neni OSHP menjëherë do të informojë parashtruesin e ankesës me shkrim, përmes mjeteve më të shpejta të mundshme, mbi karakterin e të metat që janë gjetur. Nëse afati për parashtrimin e ankesës ka skaduar ose skadon për më pak se katër (4) ditë, parashtruesi i ankesës do të ketë në dispozicion katër (4) ditë pas marrjes së njoftimit të tillë për të korrigjuar të metat e tilla dhe për të ri-parashtruar ankesën. Nëse afati për parashtrimin e ankesës akoma nuk ka skaduar dhe nuk skadon për më pak se dy (2) ditë, parashtruesi i kërkesës mund të ri-parashtrojë kërkesën në çdo kohë para skadimit të afatit për parashtrim.
- Nëse OSHP konstaton se ankesa është parashtruar me kohë dhe i plotëson kushtet sipas paragrafit 1. të këtij neni OSHP menjëherë do të (i) caktojë një ekspert për shqyrtim sipas nenit 113 dhe (ii) formojë një panel shqyrtues për t’i shqyrtuar pretendimet e bëra në ankesë.
“OSHP pas pranimit te ankeses , menjehere do te shqyrtoje ate per t'u siguruar qe ajo i plotesone kushtet sipas nenit 111.1 te LPP-se. OSHP-e duhet te perfundoje shqyrtimin e ankeses brenda nje (1) dite pune pas pranimit te ankeses .
Nese OSHP konstaton se ankesa nuk i ploteson kushtet sipas nenit 11 1. 1,OSHP-ja menjehere do te informoje parashtruesin e ankeses me shkrim , permes mjeteve me te shpejta te mundshme ,mbi karakterin e te metat qe jane gjetur.
Nese afati per parashtrimin e ankeses ka skaduar ose skadon per me shume se kater (4 )dite, parashtruesi i ankeses do te kete ne dispozicion kater (4) dite pas marrjes se njoftimit te tille per te korrigjuar te metat e tilla dhe per te ri parashtruar serishe ankese.
Nese afati per parashtrimin e ankeses akoma nuk ka skaduar dhe nuk skadon per me pak se dy(2) dite, parashtruesi i ankeses munde te ri-parashtroje ankesen ne <;dokohe para skadimitte afatit per parashtrim .Nese parashtruesi i ankeses riparashtron ankese me te meta ,OSHP-ja do te refuzoje ankesen me paragjykim se parashtruesi i ankeses e humb te drejten per parashtrimin e nje ankese qe parashtron 9faredo pretendimi te bere ne ankesen e refuzuar.
Ankuesi duhet te paguaj nje tarife-sigurim te ankeses ne OSHP ne vlere prej 500€ se bashku me dorezimin e ankeses. Pagesa do te behet ne para te gatshme ose ne ekuivalent te parave te gatshme ne xhirollogarine e OSHP-se. Kjo tarife do t'i kthehet ankuesit kur OSHP-e, aprovon ankesen si te bazuar.
Qellimi
Nese OSHP-e konstaton se ankesa eshte parashtruar me kohe dhe e plote, Kryetari i OSHP-se me propozimin e Udheheqesit te Sekretariatit menjehere do te autorizoj nje ekspert shqyrtues nga Njesia e Shqyrtimit te ankesave, si dhe do te formoje Panelin Shqyrtues per te shqyrtuar procesin e kryerje se aktivitetit te prokurimit si dhe vlefshmerine e te gjitha pretendimeve te perfshira ne ankese.
- Obligimet e ekspertit shqyrtues
- Eksperti shqyrtues, në afat prej dhjetë (10) ditësh, menjëherë pas emërimit të tij do të: (i) shqyrtojë dokumentacionin e prokurimit të autoritetit kontraktues dhe shënimet përkatëse, (ii) intervistojë, nëse ai e sheh të arsyeshme ose të nevojshme, cilindo zyrtar, nëpunës ose këshilltar të autoritetit kontraktues ose palës ankuese, dhe (iii) pajisë panelin shqyrtues, ankuesin dhe kryesuesin e autoritetit kontraktues me një vlerësim me shkrim mbi aktivitetin e prokurimit dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.
- Eksperti do të rekomandojë veprime korrigjuese e nevojshme që duhet të ndërmerren nga autoriteti kontraktues që mund të përfshijnë, sipas nevojës dhe varësisht nga rrethanat: (i) anulimin e aktivitetit të prokurimit, dhënies së kontratës ose rezultati i një konkursi të projektimit (ii) zgjatjen e afatit kohor (iii) ndryshimin ose anulimin e një vendimi të autoritetit kontraktues dhe/ose (iv) marrjen e çfarëdo masave të tjera të nevojshme për të korrigjuar shkeljet e bëra nga autoriteti kontraktues.II. Obligimet e Autoriteti kontraktues
- Autoriteti kontraktues, në afat prej katër (4) ditëve pas marrjes së vlerësimit të ekspertit shqyrtues të specifikuar në paragrafin 1. të nenit 114 i këtij ligji, i dërgon ekspertit shqyrtues, panelit shqyrtues dhe parashtruesit të ankesës vendimin e autoritetit kontraktues në lidhje me çështjet e parashtruara në ankesë.
- Vendimi me shkrim që kërkohet nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të bëjë vlerësimin detal të autoritetit kontraktues mbi vlefshmërinë e secilës nga pretendimet e bëra në ankesë. Nëse vendimi bën një vlerësim mbi një pretendim, që ndryshon nga vlerësimi i dhënë nga eksperti shqyrtues, autoriteti kontraktues në vendimin e tij paraprak do të bashkëngjisë një deklaratë me shkrim në të cilën shpjegohen arsyet e këtij ndryshimi. Nëse vendimi e refuzon një pretendim ose e mohon vlefshmërinë e tij, autoriteti kontraktues duhet që të përfshijë edhe një deklaratë me të cilën shpjegohen arsyet për refuzimin ose mohimin e tillë.
- Nëse, në vendimin e tij, autoriteti kontraktues konstaton se pretendimi ose të gjitha pretendimet janë të vlefshme, dhe ankuesi nuk ka refuzuar, ai brenda pesë (5) ditëve, apo afatit të lejuar nga eksperti, do të ndërmerr çfarëdo veprimi korrigjues të rekomanduar nga eksperti për ta rregulluar aktivitetin e prokurimit në pajtueshmëri me këtë ligj dhe të mënjanojë aq sa është e mundur çdo dëm ose kërcënim që shkon në dëm të parashtruesit të ankesës ose operatorëve të tjerë ekonomik.
- Autoriteti kontraktues menjëherë do të informojë panelit shqyrtues, parashtruesin e ankesës dhe operatorët e tjerë përkatës ekonomik për veprimin korrigjues të ndërmarrë.
- Nëse, brenda afatit kohor të specifikuar në paragrafin 1. të këtij neni autoriteti kontraktues nuk e nxjerr vendimin që e refuzon ose e mohon vlefshmërinë e një pretendimi ose që nuk e vlerëson farë vlefshmërinë e një pretendimi, ankesa do t’ju referohet panelit shqyrtues.
- Nëse autoriteti kontraktues e nxjerr një vendim duke konstatuar se një pretendim i bërë në ankesë është i vlefshëm, por ai nuk ndërmerr masa adekuate korrigjuese brenda afatit kohor të specifikuar në paragrafin 5. të këtij neni, parashtruesi i ankesës, pastaj mundet që brenda tri (3) ditëve nga skadimi i afatit të tillë kohor, të dorëzojë një njoftim me shkrim tek paneli shqyrtues dhe autoriteti kontraktues, lidhur me dështimin e autoritetit kontraktues dhe që kërkon nga paneli shqyrtues që të shqyrtojë çështjen dhe të nxjerrë një urdhër për autoritetin kontraktues sipas nenit 105.2.10 të këtij ligji.
- Nëse autoriteti kontraktues, më kohë e pranon njoftimin me shkrim nga parashtruesi i ankesës sipas paragrafit 6. të këtij neni autoriteti kontraktues brenda tri (3) ditëve pas pranimit të njoftimit në fjalë, do t’i transferojë të gjitha dokumentet dhe shënimet lidhur me aktivitetin përkatës të prokurimit në panelin shqyrtues.
III. Afati ligjor per marrjen e vendi mit nga Paneli Shqyrtues
- Çështjet që parashtruesi i ankesës i ka identifikuar në njoftimin e paraqitur në përputhje me paragrafin 5. dhe 6. të nenit 115 i këtij ligji do të shqyrtohen dhe do të vendosen OSHP.
- Procedurat do të ushtrohen në përputhshmëri me dispozitat e kësaj Pjesë IX dhe Rregulloren e Punës sipas nenit 107 i këtij ligji.
- Para marrjes së një vendimi përfundimtar mbi një çështje, OSHP mund të kërkojë nga autoriteti kontraktues dhe/ose parashtruesi i ankesës që të sigurojë informata dhe/ose shpjegime shtesë. OSHP ka të drejtë që të kërkojë nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet publik që të dorëzojë materiale ose dëshmi që me arsye mendon se kanë të bëjnë me çështjen përkatëse. Ngjashëm, OSHP ka të drejtë që të kërkojë nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet publik që të sigurojë dëshmi që paneli shqyrtues me arsye mendon se kane të bëjnë me çështjen përkatëse.
- Me kërkesë të parashtruesit të ankesës ose autoriteti kontraktues OSHP mund të lejojë për një mundësi të paraqesë informacion shtesë dhe / ose shpjegime. Paragrafi 3 i këtij neni vlen në mënyrë të ngjashme.
- Nëse cilado palë në procedurë dështon ose refuzon që të marrë pjesë plotësisht në procedurat ose që të përmbushë kërkesat e kësaj Pjese IX, Rregulloren e Punës që përshkruhet në nenin 107 i këtij ligji, ose një urdhër të nxjerrë nga OSHP, paneli shqyrtues e merr vendimin në bazë të provave që i ka në dispozicion dhe në bazë të argumenteve të sjella nga palët me pjesëmarrje aktive në procedurë. OSHP është i autorizuar ta trajtojë (zgjidhë) refuzimin ose dështimin e tillë, siç e sheh të arsyeshme, duke: (i) vendosur mbi çfarëdo çështje ligjore dhe/ose çështje faktike në favor ose kundër palës kundërshtuese, dhe/ose (ii) vendosur mbi çfarëdo pretendimi në favor ose kundër palës kundërshtuese.
- Një vendim i OSHP-së për ri-vlerësim të përzgjedhjes së ofertuesve ose dhënies së kontratës nuk nënkupton një ndryshim në rezultatin fillestar.
Neni 117
Afati i fundit për marrjen e vendimeve
- OSHP do të nxjerrë vendimin e tij përfundimtar me shkrim, së bashku me një deklaratë me shkrim mbi arsyet faktike dhe ligjore mbi të cilat është marrë një vendim i tillë, dhe ndonjë urdhër që nevojitet për zbatimin e vendimit të tillë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas skadimit të afatit kohor të specifikuar në paragrafin 7. të nenit 115 të këtij ligji, apo pas dorëzimit të informative shtesë dhe/apo shpjegimeve apo dëgjimeve sipas nenit paragrafin 3. apo 4. të nenit 116 të këtij ligji. Kur në çështje janë të përfshira fakte veçanërisht të ndërlikuara, OSHP mund të përcaktojë çështjen si çështje shumë të ndërlikuar dhe të shtyjë afatin për jo më shumë se njëzet (20) ditë për nxjerrjen vendimit të tij, deklaratës mbi arsyet dhe urdhrit të tij.
- Vendimi i OSHP-së do të publikohet në webfaqen e OSHP-së brenda pesë (5) ditëve në gjuhën origjinale të vendimit dhe brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve sa i përket gjuhëve tjera, si dhe në gjuhën angleze për të gjitha rastet me vlerë të lartë të kontratës.
Me respekt per Operatoret Ekonomik dhe Autoritetit Kontraktuese.
SHKURT 2020
Prishtinë
|