STRUKTURA ORGANIZATIVE
Organi Shqyrtues i Prokurimit është organ i pavarur shqyrtues dhe ushtron autoritetin, kompetencat, funksionet dhe përgjegjësit e përcaktuara me Ligji Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, I ndryshuar dhe plotësuar me Lagjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092
Struktura organizative e OSHP-se është si ne vijim:
Organi Shqyrtues i Prokurimit ka edhe administratën e shërbyesve civil, konform organogramit të OSHP-së, të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së.
Kryetari përfaqëson, menaxhon dhe organizon punën e OSHP-së; dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e administrimit të përditshëm dhe veprimtarisë së OSHP-së.
Kryetari është i autorizuar të caktojë një anëtar për të organizuar dhe drejtuar punën e OSHP në një fushë të veçantë.
Në rast se kryetari mungon për shkaqe shëndetësore apo per shkaqe te tjera, kompetencat e dhe funksionet e tij ushtrohen nga anëtari me i vjetër i OSHP-se.
DETYRAT E PËRGJITHSHME TË PANELEVE SHQYRTUSE
Paneli Shqyrtues ka kompetencën, autoritetin, fuqinë dhe përgjegjësinë, nën kushtet e specifikuara në LPP-ë, që të:
EKSPERTI SHQYRTUES
Eksperti shqyrtues i cili caktohet sipas nenit 113 dhe 114 të LPP-së, bënë shqyrtimin e kryerjes së aktivitet të prokurimit përkatës si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.
Eksperti shqyrtues është i pa anshëm, profesional dhe ka njohuri lidhur me zbatimin e aktivitetit të prokurimit, si dhe njohuri për Ligjin e Prokurimit Publik.
Eksperti shqyrtues është i obliguar që ta pajisë Panelin Shqyrtues me një vlerësim me shkrim mbi aktivitetin e prokurimit dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.
EKSPERTËT TEKNIK DHE KËSHILLTARËT E PAVARUR
Paneli Shqyrtues mundë të kërkojë prezencën dhe dëshminë, gjatë një shqyrtimit të një Eksperti të Shqyrtimit i cili ka trajtuar rastin, pa marr parasysh nëse është anëtarë i Sekretariatit të OSHP-së apo Ekspert i jashtëm Teknik. Kjo kërkesë do të bëhet nëse Paneli konsideron që i nevojitet një ekspertize e dhënë në çështje specifike teknike. Kjo mund të përfshij, por nuk është e kufizuar në çështje të standardeve teknike, inxhinieri, financa, që përcakton sasinë e dëmeve.
Paneli Shqyrtues gjithashtu mund të kërkoj nga Kryetari i OSHP-së për emërimin e një këshilltari apo eksperti të pavarur shtesë në raste kur konsideron se kundër ekspertiza duhet të sigurohet kur është e nevojshme të sigurohet evidencë shtesë