Me dt : 19.05.2026 në ora 11:00 pranë zyrave të OSHP-së do të mbahet seanca për shqyrtim kryesor të ankesës 2026/0261.
Ftohen të marrin pjesë në seancë:
Përfaqësuesi i autorizuar i OE: “PM GROUP SH.P.K”.
Përfaqësuesi i autorizuar i AK: “SPITALI SHEIKH ZAYED”.
Ekspertja shqyrtuese: Znj. Majlinda Bedrolli
Kërkesë nga paneli shqyrtues për AK-në është qe përveç Zyrtarit të Prokurimit, në seancë të marrë pjesë edhe ndonjë nga anëtarët e komisionit vlerësues të ofertave po ashtu në mënyrë obligative të sillen në seancë mostrat për pozicionet nr 3, 6, 16 dhe 23, të përmendura në pretendimin nr. 2 të raportit të ekspertizës nr. 2026/0261.
Ju përkujtojmë që përfaqësuesit e palëve (AK dhe OE) duhet të kenë me vete autorizimin për përfaqësim në seancë.
Palët e ftuara me ftesë të rregullte në rast të mospjesëmarrjes duhet me shkrim ta arsyetojnë mos praninë e tyre në seancë.