Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik



Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik

 

Prishtinë, 14 tetor 2020 – Sot, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP). Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i parimeve të përgjithshme të bashkëpunimit në fushën e prokurimit publik, për të shtyer përpara përpjekjet e përbashkëta për një proces efikas, efektiv dhe transparent në fushën e prokurimit publik.

 

Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik, si dy institucione përgjegjëse, të rëndësishme në fushën e prokurimit publik, me anë të kësaj marrëveshje do të sigurohen në shkëmbimin e informatave, mbajtjen e takimeve të rregullta të përbashkëta për adresimin e çështjeve specifike të prokurimit, të sigurohen për bashkërendimin e veprimeve si dhe hartimin e politikave me qëllim të përmisimit të praktikave sa më të mira të prokurimit.

 

OSHP dhe KRPP, do të bashkëpunojnë në themelim të grupit punues në përbërje te ekspertëve nga të dyja palët, organizime të rregullta, ndërmarrjen e koordinuar të masave me qëllim të reduktimit të korrupsionit, ngritje të transparencës, përmisim të paltfromës së e-prokurimit, shkëmbim të eksperiencave në prokurim publik nga të dyja anët, përmbushje të agjendës së Integrimit Evropian dhe në hartim të strategjisë së përbashkët dhe zbatim të saj në fushën e prokurimit publik.

 

Të dyja palët nënshkruese u dakorduan që në mes tyre, të ketë një bashkëpunim të shpejt e efikas në çështje të interpretimeve dhe opinioneve që KRPP lëshon, e që OSHP do ti konsultojë në vazhdimësi. Poashtu, palët u pajtuan që KRPP ta informojë OSHP-në për çfarëdo ndryshimi në politika, rregulla apo në platëformën e e-prokurimit, që mund të kenë ndikim në vendimmarrjen e OSHP-së.

 

Blerim Dina, Kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ka shtuar se OSHP do të sigurohet në vazhdimësi që të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim në veprime me KRPP dhe të gjitha institucionet gjegjëse për prokurim publik, me qëllim që në këtë fushë të ketë arritje në vazhdimësi si dhe ngritje të kapaciteteve dhe përgjegjësive para të gjitha palëve të interesit në prokurim publik dhe qytetarëve të Kosovës.

 

OSHP është organ i pavarur  i Republikës së Kosovës që është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave ne prokurimit publik. OSHP vepron në bazë të ankesave nga operatorët ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar, është autorizuar që ta shqyrtoj  realizimin e aktivitetit të prokurimit, si dhe ankesat e lidhur me këtë proces. Te gjitha vendimet dhe urdhërat e OSHP-së mund të shqyrtohen nga Gjykata, përmes kërkesë padisë, sipas procedurës së konfliktit administrativ.

Foto nga Takimi KRPP- OSHP

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet KRPP dhe OSHP

Titulli Data Linku
Komunikatë për Media 01/09/2022 Linku