Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) është organ i pavarur administrativ dhe i nënshtrohet Ligjit për Administratë.Si institucion administrativ, OSHP merr vendime të formës së prerë lidhur me ankesat në prokurim publik.Vendimet e këtij organi janë obligative për të gjitha Autoritetet Kontraktuese, pra gjithë institucionet e Kosovës.Palët e pakënaqura me vendimet e OSHP-së, mund t’i drejtohen Gjykatës për të kërkuar rishikimin e vendimit por pa e shtyrë ekzekutimin e vendimit të OSHP-së, përkatësisht palët e pakënaqura mund të kërkojnë dëmin apo fitimin e humbur. Pra, OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim publik në Kosovë (Ligji 2003/17 të amandamentuar) dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-44) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje.
Titulli | Data | Linku |
---|---|---|
Rreth OSHP | 14/10/2020 | Linku |
Përshkrimi | Data | Shkarko |
---|---|---|
Evoluimi i Sistemit të Prokurimit Publik të Kosovës | 31/01/2023 | SHKARKO PDF |