Kryetarja e OSHP-së takon përfaqësuesit e USAID



https://oshp.rks-gov.net/sq/Pages/Kryetarja e OSHP-së takon përfaqësuesit e USAID

Prishtinë, 14 korrik 2022 - Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në përbërje prej Kryetares znj. Vjosa Gradinaj- Mexhuani si dhe anëtarëve znj. Nita Bejta, z. Agon Ramadani dhe z. Vedat Poterqoi, në mbështetje të Sekretariatit, priti sot në takim Përfaqësuesit e Projektit të USAID z. Jeton Cana i implementuar nga DAI znj. Afërdita Mekuli dhe z. Ruzhdi Zeqiri, me të cilët diskutuan për punët e rëndësishme që do ti presin Bordin.

Bordi i OSHP-së morri mbështetjen e plotë të Projektit, të cilët e njoftuan që në pesë vite do ta mbështesin në shumë fusha kyçe që do të ndikojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të punës, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë që do i japin OSHP-së gjatë kësaj kohë. Të dyja palët u dakorduan që të diskutojnë ngushtë për çdo problematikë ose sfidë që do mund të hasë Bordi në punën në vijim, për të rritur kështu llogaridhënien dhe transparencën në prokurimin publik.

Projekti i USAID edhe në pesë vitet e kaluara ka mbështetur OSHP-në në rritjen e transparencës, publikimin e drejtpërdrejtë të seancave për shqyrtim kryesor, dhe në shumë fusha tjera, shumë të rëndësishme për OSHP-në. Njëkohësisht, Bordi i OSHP-së shprehi falënderim të thellë për punën e Projektit në të kaluarën dhe për mbështetjen që ka marrë për pesë vitet e ardhëshme. 

Titulli Data Linku
Komunikatë për Media 01/09/2022 Linku
Rreth OSHP 14/10/2020 Linku

14/10/2020