Bordi i OSHP-së mbajti takim me përfaqësuesit e Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë



Prishtinë, 22 korrik 2022 - Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në përbërje prej Kryetares znj. Vjosa Gradinaj- Mexhuani si dhe anëtarëve znj. Nita Bejta, z. Agon Ramadani dhe z. Vedat Poterqoi dhe znj. Kimete Gashi zhvilloj sot edhe një takim shumë të rëndësishëm më përfaqësuesit e Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë për Fuqizimin e Prokurimit Publik në Kosovë (Kosovo Strengthening Public Procurument), z. Jeffrey Woodhams, z. Ilaz Duli, z. Edon Kurtishi, dhe z. Agon Hysaj.

 

Në këtë takim palët u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë për vitet e ardhshme që të punojnë bashkë dhe të diskutojnë për çdo sfidë që do të hasin në vazhdimësi. Bordi i OSHP-së morri mbështetjen e plotë të Projektit të KSPP, për të rritur kështu llogaridhënien dhe transparencën në prokurimin publik e në veçanti të OSHP-së si një ndër sferat kyqe të prokurimit publik në Kosovë.

 

Projekti i Kosovo Strengthening Public Procurument (Fuqizimi i Prokurimit Publik në Kosovë) mbështet OSHP-në për një organ të qeverisur mirë dhe të përgjegjshëm, dixhitalizimin e sistemit për menaxhimin e lëndëve, në cilësinë sa më të mirë të vendimeve të OSHP-së  (konsistencën e vendimeve, njëkohësisht krijimin e praktikës së mirë ligjore) si dhe modulin e ankesave.

 

Bordi në bashkëpunim me Projektin e KSPP-së do të finalizojnë Planin Strategjik 2022-2025 të OSHP-së si dhe Planin e Veprimit, si dokumente të rëndësishme dhe shumë të nevojshme për punën e OSHP-së si institucion.

 

Bordi i OSHP-së shprehi falënderim të thellë për punën e Projektit të KSPPP-së në të kaluarën dhe për mbështetjen që ka marrë për vitet në vijim.

 

 

Titulli Data Linku
Komunikatë për Media 01/09/2022 Linku