LANSIMI I WEBFAQES DHE DATABAZËS SË VENDIMEVE TË OSHP



Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Sot, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka lansuar webfaqen dhe databazën e re të të vendimeve. Qëllimi i krijimit të kësaj databaze të re për OSHP-në është rritja e efikasitetit në kërkim të të dhënave rreth vendimeve të OSHP-së për të gjitha palët, duke rritur kështu transparencën dhe efikasitetin e punës së institucionit.  

 

Databaza është arritje mjaft e rëndësishme për OSHP-në, pasi lejon ruajtjen e të gjitha dhënave të institucionit në format të lexueshëm digjital. Qëllimi i krijimit të databazës është mundësimi i një baze të të dhënave ku do të futen të gjitha shkresat në formë digjitale në mënyrë që të lehtësohet kërkimi i të dhënave për të gjitha palët që u interesojnë vendimet e OSHP-së në shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik, por edhe vete OSHP-se ne avancimin e konsistencës se vendimeve. Databaza ju lejon palëve të treta qe shume lehet të gjejnë  dhe te krahasojnë vendimet e ngjashme me ankesat e tyre, dhe kështu do te rritet bazën e informimit jo vetëm për operatorët ekonomik, por për çdo palë tjetër që dëshiron të informohet për mbarëvajtjen e proceseve ankimore në prokurimin publik në Kosovë.

 

Kjo webfaqe dhe databaze është zhvilluar me ndihmën e projektit USAID-TEAM, si pjesë e aktiviteteve të këtij donatorit që synon rritjen e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve publike, sidomos në proceset e prokurimit publik.

 

Blerim Dina, Kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka shtuar se lansimi i databazës shënon një hap thelbësor në rritjen e efikasistetit të ndarjes së dhënave të punës së OSHP-së me të gjitha palët e interesuara. “Pas lansimit të transmetimit të drejtpërdrejtë (live) të seancave të shqyrtimit të ankesave dhe vendimeve pasuese, lansimi i databazës së vendimeve shënon hapin e ardhshëm dhe shume të rëndësishëm në transparencën e plotë të OSHP-së në punën tone. Besoj se këto dy veprime do të qartësojnë për këdo objektivitetin dhe transparencën në punën e tonë. Shpresoj se me këtë reformë do te rritet informimi lidhur me punën e OSHP-se nga opinioni i gjere e ne veçanti për mediat dhe shoqërinë civile te cilat do te kenë mundësinë qe ne mënyrë me reale te paraqesin punën e OSHP-se. Ne mbesim te përkushtuar qe punën tone si organ i pavarur ta kryejmë me transparencë dhe objektivitet te plote duke vepruar komfor me  ligjit e prokurimit publik” ka cekur Z. Dina.

 

OSHP është oragn i pavarur  i Republikës së Kosovës që është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave ne prokurimit publik. OSHP vepron në bazë të ankesave nga operatorët ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar, është autorizuar që ta shqyrtoj  realizimin e aktivitetit të prokurimit, si dhe ankesat e lidhur me këtë proces. Te gjitha vendimet dhe urdhërat e OSHP-së mund të shqyrtohen nga Gjykata Supreme e Kosovës, përmes kërkesë padisë, sipas procedurës së konfliktit administrativ.

 

Për më shumë informata, kontakto Erëlehta Popaj, zëdhënëse e OSHP, nëpërmjet emailit në Erelehta.Popaj@rks-gov.net, ose nëpërmjet telefonit në +381 38 213 378

Titulli Data Linku
Komunikatë për Media 01/09/2022 Linku