ROLI I OSHP-SË
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr. 2877 të datës: 31 korrik 2008. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), zyrtarisht ka filluar të punoj me datën: 01.08.2008. OSHP-ë selinë e vet e ka në rrugën Garibaldi, në Prishtinë. OSHP-ë përmes Paneleve të veta Shqyrtues, të cilat i cakton Kryetari i OSHP-së, është përgjegjëse për zbatimin e proceduarve për shqyrtimin e prokurimit sipas Pjesës IX të LPP-së nr. 04/042, si dhe ka autoritet dhe përgjegjësi ligjore për këtë Pjesë të Ligjit. OSHP-ë në bazë të një ankesë të parashtruar me shkrim nga një Operator Ekonomik kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga AK-së , është autorizuar që ta shqyrtoj kryerjen e aktiviteti përkatës të prokurimit si dhe pretendimet ankimore të parashtruara në ankesë, si dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendosjes së asnjë lëndë, objekt i të cilët është shqyrtimi ankesa dhe aktiviteti i prokurimit për të cilin është parashtrua ankesa. Vendimet që merren nga OSHP-ë janë:
Kundër vendimeve te OSHP-së nuk është e lejuar ankesa, por pala e pakënaqur me kërkesëpadi mund t’i drejtohet Gjykatës Themelore-Departamentit për çështje Administrative në afat prej 30 ditësh nga data e pranimit të këtij vendimi. Mirëpo dorëzim, dërgimi ose rezultati i kërkesë së OE për shqyrtim gjyqësor sipas nenit 119 të LPP-së, nuk do të ketë ndikim të mëtutjeshëm në zbatimin e prokurimit përkatës, me përjashtim të kompozimit të dëmit ekonomik të paditësit. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë) për punën e vet i raporton një here në vit Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mbarëvajtjen e procedurave të shqyrtimit të prokurimit publik, në përputhje me Pjesën IX të LPP-së. Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas Ligjit pas kërkesës me shkrim nga Kryetari i OSHP-së, mund të emëron një ose më shumë persona shtesë si anëtar të përkohshëm (ad-hoc) të Paneleve Shqyrtuese dhe atë vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me shtim të konsiderueshëm të rritjes së vëllimit të punëve-shtimit të numrit të lëndëve në PSH-së të OSHP-së. OSHP-ë ka edhe administratën e shërbyesve civil që udhëhiqet nga kryesuesi i Sekretariatit të OSHP-së, konfom organogramit të OSHP-së të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së.
Vjosa Gradinaj |