Prishtinë, 31 Gusht 2022 - Kryetarja e OSHP-së, Vjosa Gradinaj Mexhuani, e shoqëruar nga Vedat Poterqoi anëtarë i Bordit të OSHP-së, priti në takim përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, Mato Meyer, Këshilltar kryesor për Anti-korrupsion dhe Rrezarta Reka, Menaxhere e projektit.
Takimi kishte qëllim informativ, me ç’rast znj. Gradinaj Mexhuani i njoftoi mysafirët me prioritetet e Bordit të ri të OSHP-së dhe zhvillimet në përgjithësi.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy organizatave, në mënyrë që OSHP-ja të ketë një përkrahje sa më profesionale në punën e saj.