Krijimi i Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të Evropës Juglindore
Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Mali i Zi nënshkruan, sot, datë 28 Tetor 2022, në Tiranë, Marrëveshjen e Themelimit të Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit të Evropës Juglindore me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave, të eksperiencave, mendimeve dhe njohurive për cështje të vecanta ligjore dhe me rëndësi në punën dhe zbatimin me cilësi dhe efektivitet të kompetencave statutore.
Në këtë takim morën pjesë krerë të lartë në fushën e prokurimit publik të këtyre shteteve si edhe përfaqësues nga organe të larta në vend, si znj. Ermonela Felaj, Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Hubert Perr, Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian, z. Giuseppe Busia, përfaqësues nga SIGMA, z. Marian Lemke, përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, znj. Eliza Niewiadomska, kreu i OCP për Europën z. Karolis Granickas dhe përfaqësues nga Banka Botërore në Shqipëri, znj. Orjana Ibrahimi.
Kosova dhe Italia: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes OSHP dhe ANAC
Kryetarja e Organit Shqyrtues te Prokurimit (OSHP), znj. Vjosa Gradinaj Mexhuani dhe Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit (ANAC), z. Giuseppe Busia, kanë nënshkruar në Romë, Itali, Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për të forcuar marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe për të nisur bashkëpunimin dypalësh.
Kryetarja e Bordit të OSHP-së takon përfaqësuesit e Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës
Prishtinë, 16 Gusht 2022 - Kryetarja e OSHP-së, Vjosa Gradinaj Mexhuani, në mbështetjen e stafit të OSHP-së, zhvilluan takim me përfaqësuesit e Projektit të USAID për Integritet Komunal (Municipal Integrity Activity)
Qasja proaktive dhe moderne për informim të qytetarëve, forcimi i transparencës dhe përmirësimi i përceptimit përmes shfrtyëzimit të kanaleve digjitale të komunikimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ishin disa nga aktivitetet për të cilat u diskutua në takimin në mes të Kryetarës së Bordit të OSHP-së, znj. Vjosa Gradinaj – Mexhuani në takimin me përfaqesues të Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës. Të dyja palet u pajtuan që të bashkëpunojnë në avancimin e komunikimit në mënyrë që rezultatet e shumta të OSHP-së të paraqiten në mënyrë konsistente dhe në forma të ndryshme digjitale.
Prishtinë, 14 korrik 2022 - Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në përbërje prej Kryetares znj. Vjosa Gradinaj- Mexhuani si dhe anëtarëve znj. Nita Bejta, z. Agon Ramadani dhe z. Vedat Poterqoi, në mbështetje të Sekretariatit, priti sot në takim Përfaqësuesit e Projektit të USAID z. Jeton Cana i implementuar nga DAI znj. Afërdita Mekuli dhe z. Ruzhdi Zeqiri, me të cilët diskutuan për punët e rëndësishme që do ti presin Bordin.
Bordi i OSHP-së morri mbështetjen e plotë të Projektit, të cilët e njoftuan që në pesë vite do ta mbështesin në shumë fusha kyçe që do të ndikojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të punës, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë që do i japin OSHP-së gjatë kësaj kohë. Të dyja palët u dakorduan që të diskutojnë ngushtë për çdo problematikë ose sfidë që do mund të hasë Bordi në punën në vijim, për të rritur kështu llogaridhënien dhe transparencën në prokurimin publik.
Projekti i USAID edhe në pesë vitet e kaluara ka mbështetur OSHP-në në rritjen e transparencës, publikimin e drejtpërdrejtë të seancave për shqyrtim kryesor, dhe në shumë fusha tjera, shumë të rëndësishme për OSHP-në. Njëkohësisht, Bordi i OSHP-së shprehi falënderim të thellë për punën e Projektit në të kaluarën dhe për mbështetjen që ka marrë për pesë vitet e ardhëshme.
Njoftim për Autoritetet Kontraktuese
Të gjitha Autoritetet Kontraktuese që njoftohen përmes E-prokurimit se është dorëzuar një ankesë pranë OSHP-së, i njoftojmë se, dorëzimi i një ankese konform nenit 112 paragrafi 1 të LPP-së, i obligon Autoritet Kontraktuese që automatikisht ta pezullojnë zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë dhe nëse lënda nuk është në e-Prokurim, atëherë të na e sillni fizikisht në OSHP.
Komunikatë për media
▪ Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik
▪ OSHP reagon ndaj sulmeve të ulëta të Kryetarit të OEK dhe rolit të tij si Avokat për biznese të caktuara
▪Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Sot, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka lansuar webfaqen dhe databazën e re të të vendimeve. Qëllimi i krijimit të kësaj databaze të re për OSHP-në është rritja e efikasitetit në kërkim të të dhënave rreth vendimeve të OSHP-së për të gjitha palët, duke rritur kështu transparencën dhe efikasitetin e punës së institucionit.
▪ Njoftim: Oshp njofton të gjitha palët e interesuara se dokumentet e publikuara në web faqen e vjetër mund ti gjeni në linkun http://arkivaoshp.rks-gov.net ose duke klikuar në faqen e re në Arkiva.
▪ Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr. 2877 të datës: 31 korrik.