Ankesat

Lista e rasteve të ankesës

Lista e zezë

Lista e bizneseve të ndaluara që nuk janë të pranueshme nga OSHP-ja

Rreth OSHP

Krijimi i Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të Evropës Juglindore

Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Mali i Zi nënshkruan, sot, datë 28 Tetor 2022, në Tiranë, Marrëveshjen e Themelimit të Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit të Evropës Juglindore me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave, të eksperiencave, mendimeve dhe njohurive për cështje të vecanta ligjore dhe me rëndësi në punën dhe zbatimin me cilësi dhe efektivitet të kompetencave statutore. 

Në këtë takim morën pjesë krerë të lartë në fushën e prokurimit publik të këtyre shteteve si edhe përfaqësues nga organe të larta në vend, si znj. Ermonela Felaj, Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Hubert Perr, Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian, z. Giuseppe Busia, përfaqësues nga SIGMA, z. Marian Lemke, përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, znj. Eliza Niewiadomska, kreu i OCP për Europën z. Karolis Granickas dhe përfaqësues nga Banka Botërore në Shqipëri, znj. Orjana Ibrahimi. 

Foto nga takimi

 

Kosova dhe Italia: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes OSHP dhe ANAC

Kryetarja e Organit Shqyrtues te Prokurimit (OSHP), znj. Vjosa Gradinaj Mexhuani dhe Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit (ANAC), z. Giuseppe Busia, kanë nënshkruar në Romë, Itali, Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për të forcuar marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe për të nisur bashkëpunimin dypalësh.

Foto nga takimi

 

Kryetarja e Bordit të OSHP-së takon përfaqësuesit e Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës

Prishtinë, 16 Gusht 2022 - Kryetarja e OSHP-së, Vjosa Gradinaj Mexhuani, në mbështetjen e stafit të OSHP-së, zhvilluan takim me përfaqësuesit e Projektit të USAID për Integritet Komunal (Municipal Integrity Activity)

Qasja proaktive dhe moderne për informim të qytetarëve, forcimi i transparencës dhe përmirësimi i përceptimit përmes shfrtyëzimit të kanaleve digjitale të komunikimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ishin disa nga aktivitetet për të cilat u diskutua në takimin në mes të Kryetarës së Bordit të OSHP-së, znj. Vjosa Gradinaj – Mexhuani në takimin me përfaqesues të Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës. Të dyja palet u pajtuan që të bashkëpunojnë në avancimin e komunikimit në mënyrë që rezultatet e shumta të OSHP-së të paraqiten në mënyrë konsistente dhe në forma të ndryshme digjitale.

Foto nga takimi

 

Kryetarja e OSHP-së takon përfaqësuesit e USAID

Prishtinë, 14 korrik 2022 - Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në përbërje prej Kryetares znj. Vjosa Gradinaj- Mexhuani si dhe anëtarëve znj. Nita Bejta, z. Agon Ramadani dhe z. Vedat Poterqoi, në mbështetje të Sekretariatit, priti sot në takim Përfaqësuesit e Projektit të USAID z. Jeton Cana i implementuar nga DAI znj. Afërdita Mekuli dhe z. Ruzhdi Zeqiri, me të cilët diskutuan për punët e rëndësishme që do ti presin Bordin.

Bordi i OSHP-së morri mbështetjen e plotë të Projektit, të cilët e njoftuan që në pesë vite do ta mbështesin në shumë fusha kyçe që do të ndikojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të punës, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë që do i japin OSHP-së gjatë kësaj kohë. Të dyja palët u dakorduan që të diskutojnë ngushtë për çdo problematikë ose sfidë që do mund të hasë Bordi në punën në vijim, për të rritur kështu llogaridhënien dhe transparencën në prokurimin publik.

Projekti i USAID edhe në pesë vitet e kaluara ka mbështetur OSHP-në në rritjen e transparencës, publikimin e drejtpërdrejtë të seancave për shqyrtim kryesor, dhe në shumë fusha tjera, shumë të rëndësishme për OSHP-në. Njëkohësisht, Bordi i OSHP-së shprehi falënderim të thellë për punën e Projektit në të kaluarën dhe për mbështetjen që ka marrë për pesë vitet e ardhëshme.  

 

Foto nga takimi me USAID  

 

Njoftim për Autoritetet Kontraktuese

Të gjitha Autoritetet Kontraktuese që njoftohen përmes E-prokurimit se është dorëzuar një ankesë pranë OSHP-së,  i njoftojmë se, dorëzimi  i një ankese konform nenit  112 paragrafi 1 të LPP-së,  i obligon Autoritet Kontraktuese që automatikisht ta pezullojnë  zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë dhe nëse lënda nuk është në e-Prokurim, atëherë të na e sillni fizikisht në OSHP.

 

Komunikatë për media

 

▪ Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik

Komunikata

Foto nga takimi KRPP-OSHP

 

▪ OSHP reagon ndaj sulmeve të ulëta të Kryetarit të OEK dhe rolit të tij si Avokat për biznese të caktuara

Komunikata

 

▪Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Sot, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka lansuar webfaqen dhe databazën e re të të vendimeve. Qëllimi i krijimit të kësaj databaze të re për OSHP-në është rritja e efikasitetit në kërkim të të dhënave rreth vendimeve të OSHP-së për të gjitha palët, duke rritur kështu transparencën dhe efikasitetin e punës së institucionit.  

▪ Njoftim:  Oshp njofton të gjitha palët e interesuara se dokumentet e publikuara në web faqen e vjetër mund ti gjeni në linkun  http://arkivaoshp.rks-gov.net ose duke klikuar në faqen e re në Arkiva.

▪ Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr. 2877 të datës: 31 korrik.

RRETH OSHP

Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) është organ i pavarur administrativ dhe i nënshtrohet Ligjit për Administratë.Si institucion administrativ, OSHP merr vendime të formës së prerë lidhur me ankesat në prokurim publik.Vendimet e këtij organi janë obligative për të gjitha Autoritetet Kontraktuese, pra gjithë institucionet e Kosovës.Palët e pakënaqura me vendimet e OSHP-së, mund t’i drejtohen Gjykatës për të kërkuar rishikimin e vendimit por pa e shtyrë ekzekutimin e vendimit të OSHP-së, përkatësisht palët e pakënaqura mund të kërkojnë dëmin apo fitimin e humbur. Pra, OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim publik në Kosovë (Ligji 2003/17 të amandamentuar) dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-44) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje.

Rr. “MIGJENI” (ish-Banka e Lublanës, Kati V-të), Prishtinë, Kosovë

Tel: + 381 38 212 309

Fax:+ 381 38 212 309

Videot e fundit