Ankesat

Lista e rasteve të ankesës

Lista e zezë

Lista e bizneseve të ndaluara që nuk janë të pranueshme nga OSHP-ja

Rreth OSHP

Kryetarja e OSHP-së takon përfaqësuesit e USAID

Prishtinë, 14 korrik 2022 - Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në përbërje prej Kryetares znj. Vjosa Gradinaj- Mexhuani si dhe anëtarëve znj. Nita Bejta, z. Agon Ramadani dhe z. Vedat Poterqoi, në mbështetje të Sekretariatit, priti sot në takim Përfaqësuesit e Projektit të USAID z. Jeton Cana i implementuar nga DAI znj. Afërdita Mekuli dhe z. Ruzhdi Zeqiri, me të cilët diskutuan për punët e rëndësishme që do ti presin Bordin.

Bordi i OSHP-së morri mbështetjen e plotë të Projektit, të cilët e njoftuan që në pesë vite do ta mbështesin në shumë fusha kyçe që do të ndikojnë në mbarëvajtjen sa më të mirë të punës, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë që do i japin OSHP-së gjatë kësaj kohë. Të dyja palët u dakorduan që të diskutojnë ngushtë për çdo problematikë ose sfidë që do mund të hasë Bordi në punën në vijim, për të rritur kështu llogaridhënien dhe transparencën në prokurimin publik.

Projekti i USAID edhe në pesë vitet e kaluara ka mbështetur OSHP-në në rritjen e transparencës, publikimin e drejtpërdrejtë të seancave për shqyrtim kryesor, dhe në shumë fusha tjera, shumë të rëndësishme për OSHP-në. Njëkohësisht, Bordi i OSHP-së shprehi falënderim të thellë për punën e Projektit në të kaluarën dhe për mbështetjen që ka marrë për pesë vitet e ardhëshme.  

Foto nga takimi me USAID  

 

Njoftim për Autoritetet Kontraktuese

Të gjitha Autoritetet Kontraktuese që njoftohen përmes E-prokurimit se është dorëzuar një ankesë pranë OSHP-së,  i njoftojmë se, dorëzimi  i një ankese konform nenit  112 paragrafi 1 të LPP-së,  i obligon Autoritet Kontraktuese që automatikisht ta pezullojnë  zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë dhe nëse lënda nuk është në e-Prokurim, atëherë të na e sillni fizikisht në OSHP.

 

Komunikatë për media

 

▪ Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik

Komunikata

Foto nga takimi KRPP-OSHP

 

▪ OSHP reagon ndaj sulmeve të ulëta të Kryetarit të OEK dhe rolit të tij si Avokat për biznese të caktuara

Komunikata

 

▪Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Sot, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka lansuar webfaqen dhe databazën e re të të vendimeve. Qëllimi i krijimit të kësaj databaze të re për OSHP-në është rritja e efikasitetit në kërkim të të dhënave rreth vendimeve të OSHP-së për të gjitha palët, duke rritur kështu transparencën dhe efikasitetin e punës së institucionit.  

▪ Njoftim:  Oshp njofton të gjitha palët e interesuara se dokumentet e publikuara në web faqen e vjetër mund ti gjeni në linkun  http://arkivaoshp.rks-gov.net ose duke klikuar në faqen e re në Arkiva.

▪ Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP-ë), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr. 2877 të datës: 31 korrik.

Rreth OSHP

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) OSHP është organ i pavarur administrativ. OSHP-ja është autoritet publik dhe organizatë buxhetore dhe i nenshtrohet Ligjit për Administratë. OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim publik në Kosovë (Ligji 2003/17 të amandamentuar) dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-44) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje.

 

Rr. “MIGJENI” (ish-Banka e Lublanës, Kati V-të), Prishtinë, Kosovë

Tel: + 381 38 212 309

Fax:+ 381 38 212 309

Videot e fundit